Kanditati i 'Shtëpisë së Lirisë' Bardh Spahia: Zgjedhjet e 6 Marsit janë referendum

Saturday, 12 February 2022 16:01

 

Në Shkodër, koalicioni opozitar 'Shtëpia e Lirisë' prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Kandidati përfaqësues i zgjedhjeve të 6 Marsit, Bardh Spahiu, gjatë fjalimit të tij u shpreh më i bindur dhe më gati se kurrë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Ndër të tjera, Spahia i quajti zgjedhjet e 6 Marsit një referendum.

"Të nderuar deputetë, miq , pjesëmarrës dhe demokratë që sot jeni këtu si shtyllat më të forta të ‘Shtëpisë tonë të irisë’. 6 marsi është më shume se zgjedhje lokale, 6 marsi është më shumë se zgjedhje parlamentare. 6 Marsi është referendum dhe Shkodra duhet të çohet në këmbë e gjitha pa dallim . Le ta konsiderojmë këtë misionin tonë të përbashkët. Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, jam këtu pas një manifestimi të jashtëzakonshëm demokratik të votës së lirë së Partisë Demokratike. Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk do të na ndalë ne rrugën tonë të drejtë për të patur një shtëpi dinjitoze. Një shtëpi që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve. Askush nuk mund të na përçajë në rrugën tonë drejt triumfit mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer vendin. Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë, nga dëshira juaj e fortë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën", u shpreh Spahia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...