Berisha:Në 6 mars, Shkodra do të votojë birin e saj, mjekun Bardh Spahia

Saturday, 12 February 2022 17:29

 

Zgjedhjet e 6 marsit janë të një rëndësie të veçantë për opozitën dhe demokratët.

Në 2019-ën, ata nuk patën mundësi të votonin për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për kryetar bashkie.

 

Në 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, dhe nga Shkodra lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', Bardh Spahia.

 

 

Berisha tha se Bardh Spahia është intelektuali dhe mjeku që do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 6 marsit.

 

"Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia. Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qytet i bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur.

I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale.

Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit dhe idealeve tuaja", u shpreh Berisha

Modifikuar më Diel, 13 February 2022 09:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...