Berisha vizitë në shtabin e Bardh Spahisë: Shkodra e prekur nga Ballkani i Hapur! Fushatë shprese me të rinjtë

Saturday, 12 February 2022 17:31

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia, të dalë nga primaret e zhvilluara në PD dhe më pas ka zhvilluar një vizitë në shtabin e kandidatit të Shkodrës.

Në fjalën e tij gjatë takimit me strukturat demokrate, Berisha ka dhënë udhëzimet se ku duhet të përqëndrohet fushata e kandidatëve, ku një ndër to ishte dhe ndërgjegjësimi i fermerëve dhe bujqve për pasojat që do vijnë nga projekti ‘Ballkani i Hapur’, ku Shqipëria është e prekur drejt përdrejtë nga vërshimet e prodhimeve serbe.

Gjithashtu Berisha ka kërkuar që të rinjtë të jenë vektorët kryesorë të kësaj fushate, pasi ata kanë një meritë të veçantë, pasi nuk e duan Edi Ramën se ai është arrogant dhe hipokrit dhe janë të vetmit që mund ta kthejnë këtë në fushatë shprese jo vetëm për Shkodrën por për tërë Shqipërinë.

 

 

Berisha: Kjo kërkon që të punojmë me orë të zgjatura gjatë gjithë ditës, të vazhdojnë takimet. Bardh Spahia duhet ti bjerë Shkodrës shumë km në ditë për të takuar qytetarët e Shkodrës. Betejë kjo e cila vetëm sa e fisnikëron, e afron më shume me qytetarët.

 

Nuk duhet të injorojmë për asnjë moment zonat e tjera. Shkodra është sa një shtet në sipërfaqe, nga Shana në Velipojë, është 200 e ca km po ta marësh si distancë. Duhet të përpiqemi të dëgjojmë çdo banor dhe të çojmë zërin tonë. Shkodra ka një zonë bujqësore nga më pjelloret që mund të ketë vendi.

Duhet të flasim me çdo fermer për pasojat katastrofale të Ballkanit të hapur. Vërshimiun e prodhimeve të Serbisë që në fakt janë të subvencionuara dhe faktikisht nxjerrin jashtë tregut prodhimet tona. Askund në botë nuk ndodh kjo. Vendet e BE vërtet i qarkullojnë por ato kanë kuota dhe nuk lejohet të prodhohet asnjë ton më shmë se kuotat e përcaktuara, nuk lejohet të mbillet asnjë hektar më shumë seçi lejohet për kulturën bujqësore në mënyrë që të mos dëmtohet tjetri.

Kurse ky do hapë kufijtë me një shtet që nuk kemi asnjë km kufi gjëkundi dhe kjo është një dëm shumë i madh në radhë të parë për fermerët tanë. Shkodra ka një zë të fuqiëshëme në prodhimin bujqësor dhe blektroral të vendit. Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të qartësuar fermerin, vota e tyre është votë për fermën e tyre. Vota e tyre është për të mbrojtur punën e tyre.

Duhet të bëhet punë e madhe me të rinjtë. Kandiatin e kemi një përfaqësuas të tyre dhe ky është avantazh. Elektrizimi i të rinjve është garanti kryesor për fitoren më të thellë. Në përgjithsi të rinjtë nuk e duan Ramën sepse ai është arrogant dhe të rinjtë nuk e duan arrogancën.

Ai mundohet të futet te ta me mashtrime dhe shoë-ut por të rinjtë nuk e duan sepse është arrogant dhe hipokrit. Duhet të bëjmë çmos me të rinjtë, që këtë fushatë të jenë ata vektorët më kryesotë të saj dhe ta shndërrojnë këtë fushatë shprese jo vetëm për Shkodrën por për tërë Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...