“Po lan miliarda dhe ka marrë në qerre Lul Bravën”/ Berisha akuza Ramës

Diel, 13 February 2022 14:14

 

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në Peshkopi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me Lulzim Bashën, po tenton t’i heqë Portin Durrësit, për të ndërtuar një kompani ku do të pastrojë para.

Berisha thekson se Rama e ka mendjen vetëm tek xhepat e tij dhe nuk pyet asnjë.

“Durrësit me një vendim paranojak të verbër korrupsioni ka vendos ti bëjë atë që s’ia kanë bërë tre mijë vite as pushtuesit, të heqë portin, se do të krijojë një ndërmarrje për të larë miliardat dhe ka marrë në qerre Lul Bravën.

 

Por a mund të merret një vendim i tillë pa pyetur asnjë durrsak. Sikur vjen një pushtues i huaj dhe s’do të merret vesh me ta.

Ka ngritur të gjithë sheshin e flamurit, çfarë do të bëjë? Të mbushë hepat e tij, mendja e tij udhëhiqet nga xhepat, se sa do të fitojë e shpenzojë asnjë vlonjat se di.

Nuk pyet njeri. Por Dibra nuk është përjashtuar nga kjo. Në Dibër vendos pa pyetur banorë e qytetarë, të përmbysë pothuajse në tërësi tokat e saj pjellore. Kërkon të varrosë historinë e madhe të Dibrës pa pyetur njeri. Ajo nuk mund të ndodhë kurrë, që të përmbytet Dibra nuk mund të bëhet kurrë. Ti s’je zot”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...