Denoncimi: Pas arrestimit të Gjeneral Lisit, Rama pret prangat nga Antimafia italiane! Zbulohet lëvizja e kryeministrit

Tuesday, 15 February 2022 19:31

 

Një denoncim i ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha tregon se Edi Rama ndodhet në panik të madh se mos arrestohet, pas arrestimit të ish-Gjeneralit të Guardia di Financës Fabricio Lisi.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se paniku e ka kapur edhe Engjëll Agaçin i cili është miku i Gjeneralit Lisi të arrestuar në Itali dhe se Rama po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë për të mbrojtur veten nga arrestimi.

‘Pritet që në drejtim të Forcave operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës’, thuhet në denoncimin e qytetarit dixhital.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pas arrestimit te Gjeneral Lisit panik i madh tek Don Agaçio, Dhuratmadhi por edhe vet kreu i meduzes!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshëndetje,

Arrestimi i fundit ne Itali i mikut te Agacit i ka futur friken te gjatit nga Antimafia italiane dhe Guardia di Finanza. Te kapur gafil nga leket qe kane vjedh tek inceneratoret, per te mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkise, i gjati po ben levizje te shumta ne strukturat e policise. Pritet qe ne drejtim te Forcave operacionale te vendoset Olti Bistri, nje ushtar i Saimir Tahirit ne bizneset me drogen, qe do dekonspiroje operacionet kunder ketyre mafiozeve te Rames. E kane pajisur keto dite me certifikate sigurie, me lobim te forte te Aranit Arapit, qe eshte keshilltar i Ministrit Çuci dhe qe ka qene zar i Tahirit. Graden se ka marre. Pritet qe do shtrengohen radhet brenda policise, dhe Rama don te kaloje nje ligj qe do vendosi ne spiunim te gjithe familjet e policeve qe ti mbaje ne kontroll mos e arrestojne

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...