Denoncimi: Pas arrestimit të Gjeneral Lisit, Rama pret prangat nga Antimafia italiane! Zbulohet lëvizja e kryeministrit

Tuesday, 15 February 2022 19:34

 

Nga Andi Bushati - 15/02/2022

Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fundit, ngërthejnë në mënyrë perfekte paradoksin e opozitës zyrtare. Fjala është për intensifikimin, në njërën anë, të denoncimeve nga deputetët që përfaqësojnë PD-në e vulës, në komisionin hetimor për inceneratorët dhe nga ana tjetër, bashkimin e votave me Edi Ramën që bënë 38 prej tyre, duke zgjatur mandatin e trupës të vettingut.

Në pamje të parë të duket sikur kemi të bëjmë me dy opozita të ndryshme. Puna që po zhvillon komisioni i inceneratorëve për të zbardhur një grabitje spektakolare do të ishte e mjaftueshme, jo vetëm për shembur çdo qeveri, por edhe për të hapur dyert e burgjeve katër kanat. Nën drejtimin dhe me bekimin e Edi Ramës, një grup i strukturuar, i ka dhënë pak njerëzve që sot janë në arrati, miliona euro nga buxheti i shtetit, për tre inceneratorë që ende gjashtë vite nga fillimi i këtij projekti, nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Faktet që po zbardhen përditë të trondisin. Vetë pesonalisht i ndoqa me vëmendje denoncimet e panumërta që u bënë në komisionin hetimor, për inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm ka nënshkruar në kundërshtim me ligjin për t'i hapur rrugë skemës së ‘Integrated Energy BV”, duke rëmbyer një tagër që nuk i takon, atë të Këshillit Bashkiak, por vazhdon i paguan kompanisë tarifën e incenerimit të mbledhur nga xhepat e kryeqytetasve, ndërkohë që plehërat vetëm groposen.

 

Nga ana tjetër, ai nuk e ka çuar ndërmend ta gjobisë koncesionarin për punët e pa realizuara, pavarësisht se kontrata e parasheh një gjë të tillë.

Ai vazhdon të furnizojë një projekt, që ndonëse u miratua me shifër të gënjeshtërt (do të kushtonte vetëm 90 milionë euro), do të rëndojë mbi xhepat tanë me më shumë se katërfishin e këtyre parave.

Në fakt, llogaria me këtë katrahurë që po i nxjerr bojën SPAK-ut të ambasadorëve nuk bëhet sipas kriterit se sa kanë përfunduar në qeli, por me atë se sa nga ata që e meritonin prej kohësh të qenë aty, bëjnë varavingo akoma jashtë.

Pikërisht kjo lloj llogjike, të të kënaqurit me rezultatet sa për sy e faqe, të të bërit betejë sa për të siguruar një alibi, shpjegon dhe paradoksin që vumë re ditët e fundit.

Duke mbrojtur paralelisht me denoncimin e vjedhjeve edhe badigardët e hajdutëve në drejtësinë e re, opozita e vulës aktroi një film të keq, të parë disa herë me radhë. Sjellja e saj qe njësoj si futja në koalicion pas çadrës në 2017, si tryeza me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve, si marëveshja e 5 qershorit pas protestave me molotov.

Ato të gjitha i përngjajnë fabulës së zjarrfikësit që shuan flakën që ka ndezur vetë.

Prandaj, këtë herë, zelli që po tregon PD-ja e vulës në komisionin hetimor për inceneratorët nuk mund ta fshehë aspak mëkatin e pashlyeshëm të votës për zgjatjen e mandatit të vettingut. Kësaj fabule i ka dalë boja. Ajo tani po djeg të gjithë ata opozitarë që shtiren sikur ndeshen me krimin, por në fakt kërkojnë kushte më të favorshme në një pakt të ri me të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...