Vendimi për Berishën/ DASH e pranoi se u bazua te qeveria, Rama: E meritoi

E mërkurë, 16 February 2022 11:47

 

Disa herë, Departamenti i Shtetit ka pranuar publikisht se për vendimin e marrë për liderin historik demokrat, Sali Berisha, është bazuar te informacionet e medieve, OJQ-ve dhe qeverisë së Edi Ramës.

DASH e ka mbajtur këtë qëndrim edhe për mediat shqiptare, por edhe për mediat amerikane.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Uashingtoni se kjo nuk është çështje lobimi.

Rama tha se vendime të tilla merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Sipas kryeministrit shqiptar, nëse SHBA do të loboheshin e influencoheshin kaq kollaj, do të ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasurira marramendëse.

 

"Shpallja “non grata” e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës, nuk ka diskutim. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre, meritën e tij, për të gjitha ato, për të cilat ata e kanë shpallur “non grata”. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë faktikisht të akuzosh SHBA se janë shtet pa dinjitet, pa seriozitet, pa integritet, dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është absolutisht diçka jashtë realitetit," tha Rama.

Mediat e mëdha amerikane kanë raportuar se vendimi për Berishën në fakt ishte produkt lobimi pranë Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken nga miliarderi George Soros

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...