Luan Hoti, kandidati i Ardian Çelës, dhe koncesioneve të Ramës

E mërkurë, 16 February 2022 12:08

 

Në Durrës, Lulzim Basha ka zgjedhur të ketë kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Luan Hotin. Një emër, i cili pak muaj më parë u kandidua si nënkryetar i Partisë Demokratike
Lidhjet e tij të forta me Partinë Socialiste e sollën në krye të PD-së së ngelur, pasi Ferdinand Xhaferraj, dha dorëheqjen. Edhe ky i fundit, i pazgjedhur, por i komanduar në detyrë prej shumë vitesh.

Luan Hoti, është një personazh me lidhje të forta me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e lartë të saj.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Ardian Çela, e ka pasur një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Luan Hoti është parë disa herë të hyjë në zyrat e OSHEE-së, ku mësohet se ka kërkuar nga Çela dhe të tijët një bashkëpunim më të fortë. Kjo, pak muaj më përpara. Kuptohet në shërbim të disa kompanive, në pronësi të Luan Hotit.

Ky i fundit njihet si një nga miqtë e Ardian Çelës. Në Durrës e njohin të gjithë. Shumë nga eksponentët e Partisë Demokratike deklarojnë se Luan Hoti, është një kandidat i cili është nxjerrë në garë me mbështetjen e fortë të Çelës, që PD të kishte përballë socialistëve një rival të dobët.

 

Drejtuesi politik i PS ne Durres, Ardian Çela
Nga ana tjetër, CNA.al ka raportuar më parë se familjarë të ngushtë të tij kanë fituar koncesione miliona euro, nga Qeveria e Edi Ramës. Dhe bëhet fjalë për familjarë të tij, të cilët kanë marrë koncesion monopol, për rimorkimin e anijeve. Shërbime të cilat vlejnë miliona e miliona euro. Dhe këto janë dhënë nga Qeveria e Edi Ramës në 2017 dhe mbajnë firmën e socialistëve të Rilindjes.

Nuk dihet a është Ardian Çela, njeriu që ka ndërhyrë tek socialistët për të marrë koncesionin, apo ka qënë Damian Gjiknuri. Apo eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste që i kanë dhënë familjarëve të tij koncesionion monopol të rimorkimit të anijeve.

 

Por, fakti është se ky koncesion është marrë në vitin 2017 dhe pritet të ripërsëritet në qershor të këtij viti.

Qartazi, Luan Hoti po bën shërbimin e rradhës ndaj bizneseve të familjes, duke garuar në një garë për t’i siguruar Ardian Çelës dhe Edi Ramës, fitoren zyrtare të Bashkisë së Durrësit me një kandidate, e cila edhe nga sondazhet duket se udhëheq garën. Por, është e favorizuar nga fakti i përçarjes së Partisë Demokratike.

Garimi i Luan Hotit, i cili nuk shkon në vlerat më shumë se 10-12%, duke dhënë mundësinë kështu për një fitore më të lehtë të socialistëve dhe një garanci për mbajtjen e Bashkisë prej tyre dhe pas 20 vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...