Ardian Muka: Më 6 mars ne do të fitojmë. Iu kthejmë Durrësin qytetarëve

E mërkurë, 16 February 2022 17:53

 

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, në takimin që zhvilloi me banorët e Katundit të Ri në Durrës deklaroi se më datë 6 mars, do ketë fitore për koalicionin që e kandidon.

Muka theksoi se në zgjedhjet e pjesshme, Durrësi do iu kthehet qytetarëve.
“Më 6 mars, do ia kthejmë Durrësin qytetarëve. Ne do të fitojmë. Jam kosovar nga mamaja. Ne do i japim qytetit një fytyrë qytetare, do shkulim arrogancën në bashki për të vendosur atë që dimë të bëjmë më mirë, që të kthejmë Bashkinë e Durrësit në duar të njerëzve të thjeshtë. Unë vij nga bota e biznesit, kam paguar taksat në rregull, kam punësuar dhjetëra punonjës, që i kam parë si pjesë të familjes sime e nuk kam marrë asnjë para publike.

 

Unë jam Ardi Muka, një nga ju. Data 6 mars është fitore për demokracinë. Më 6 mars qytetarët do votojnë për veten e opozita të kthehet në forcë për të marrë qeverinë e për të udhëhequr Shqipërinë, për ta çuar vendin drejt rrugës së BE, që gjithmonë ne kemi kërkuar”, deklaroi Muka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...