Berisha me banorët e Katundit të Ri: 6 marsi, votë për të mbjellë shpresën

E mërkurë, 16 February 2022 17:58

 

Lideri historik i PD Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' për kryetar bashkie i Durrësit, Ardian Muka takuan sot banorët e 'Katundit të Ri'.

Berisha u shpreh se vota e 6 marsit është më shumë se votë për bashkinë e Durrësit.

Ish-kryeministri e quajti votën për 6 marsin si votë për të mbjellë shpresën.

"Durrësi, ka rreth 22 vite që qeveriset nga PS. Dhe n.q.s e pyesni veten, n.q.s qytetarët e Durrësit e pyesin veten se çfarë ka ndërtuar në Durrës këto 22 vite, më shumë se çdo tjetër është 10-fishuar ose 20-fishuar betoni dhe vetëm betoni. Është bërë një qytet ndër më problematikët sa i takon urbanistikës. Nëse shkon në Spitallë atje je si me qenë në një lagje ku s'ka lidhje me infrastrukturën e qytetit, me banorë të braktisur. E gjitha kjo është kryekëput vepër e keqqeverisjes së PS dhe Vangjush Dakos, i cili kishte vetëm një objektiv, të shesë sa më shumë beton dhe të pasurohet sa më shumë.

 

Vota që i dhatë Ardian mukës në primare, vota që do të jepni në 6 mars, përbëjnë një detyrim madhor që të vijë të ulët dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet me ju dhe të bëjë gjithçka që të zgjidhë problemet tuaja. Vota për 6 marsin, kam bindjen se ju e keni shumë të qartë, është një votë shumë më tepër se sa për Durrësin, është një votë para së gjithash për të mbjellë shpresën, sepse është dëshpërimi që mbjell çdo ditë kjo qeverisje, ajo që largon fëmijët nga prindërit, le vetëm prindërit, por edhe ata i le pa një të ardhme të sigurt, marrin rrugët e dheut, më shumë se të gjithë popujt e tjerë në Europë", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...