Afera e Portit të Durrësit, Berisha: Emaar i shiti 100% aksionet kompanisë 'Rama-Basha'

E mërkurë, 16 February 2022 18:24

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha foli për aferën e Portit të Durrësit edhe në takimin me banorët e Katundit të Ri.

Kompania që do të ndërtonte Portin e Jahteve, tha Berisha, ka shitur 100% aksionet te një kompani anonime, pas së cilës, tha Berisha, janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Rama e bëri Bashën ortak te afera korruptive e Portit, tha Berisha.

"Na tha para 1 viti se firmosa një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që Emaar të vijë këtu të ndërtojë një Dubai të Ri. Emaar është zhdukur, ka shitur 100% të aksioneve një kompanie që askush s'e di se cila është, por 100% është kompani Rama-Basha. Mundet një kryeministër të bëjë dhuratë truall ndërtimi me 2 mijë euro m2, 800 mijë m2 kujt? Jo, kurrë, por i merr për vete me këtë mekanizëm. Ka qetësuar edhe këtë tjetrin se opozita duhet të heshtte dhe e bëri ortak. Doli që menaxheri i Emaar në Shqipëri ishte edhe menaxher i kompanisë së Lul Bravës, Emaar ka ikur, menaxheri vazhdon. E ka të lidhur këmbë e krye", tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...