'Brava nuk del nga selia'/ Berisha: 'Shtëpia e Lirisë', logoja e fitores në 6 mars

E mërkurë, 16 February 2022 18:11

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ironizoi turin e deputetit Lulzim Basha i cili përfundoi pa nisur, pasi demokratët e braktisën.

Gjatë takimit me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha u shpreh se logoja e fitores së demokratëve në 6 mars është ajo e 'Shtëpisë së Lirisë'.

Berisha ftoi dhe qytetarët e Durrësit që të votojnë nr.1, Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisië'.

 

 

"Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz, pluhura toksike dhe të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihmën e Edi Ramës dhe gjykatësve të policisë së tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD.

 

Ata u thonë të tjerëve që nuk jemi ne as me Bashën as me Berishën, por jemi me logon. Por logo është e Edi Ramës dhe Lul Bravës, 'Shtëpia e Lirisë' është logoja e fitores.

E quajtëm kështu sepse ne jemi të vendosur të rikthejmë lirinë. E quajmë shtëpi se s'ka asgjë më të ngrohtë dhe të afërt se shtëpia. Kërkesa ime për të gjithë ju është që në 6 mars, asnjë votë askund tjetër përveç logos së 'Shtëpisë së Lirisë', dhe kandidatit tonë nr.1 në listë, Ardi Mukës".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...