Berisha zbërthen aferën e inceneratorëve: Rama dhe Agaçi janë arkitektët! Shkëlqim Cani nuk firmosi

E Enjte, 17 February 2022 11:20

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se arkitektët e skandalit të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

“Afera e inceneratorëve është afera më klasike e një vjedhje, e cila ka një zinxhir hajnash, por ka për kryehajn, një njeri: Edvin Kristaq Ramën. Kjo, jo se unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm për vendin apo shumë gjëra të tjera, por sepse ai dhe don Agaçio janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet, më kriminalet në historinë e këtij vendi.

 

Le t’i marrim me radhë: nis një procedurë nga Ministria e Mjedisit, pa pasur asnjë qindarkë të parashikuar në buxhet, por ai kishte të gjitha garancitë se fondet do të jepeshin, dhe fondet mund të jepen vetëm nga një person, nga kryeministri. Natyrisht me pëlqimin dhe përfitimin e Arben Ahmetajt, çka nuk e bëri, Shkëlqim Cani, edhe pse nuk kam pasur konsideratë për të. U fituan aty, të paktën 13 milion euro. Këtu përmendni emrat e Gugales, Zotos dhe të tjerëve. Ata janë vetëm ushtarë në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e Meduzës.

 

 

Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit. Tani o burra edhe më shumë. Të njëjtën gjë bënë me djegësin e Fierit. Qytetarët e Fierit të udhëhequr nga Luan Baçi protestuan për 3 muaj. Nuk u shitën dhe nuk u blenë, çka nuk e bëri një orë të vetme ish-kreu i opozitës në Tiranë.

 

Së fundmi, gjithnjë ai që vjedh një miliard, më thoshte një mik i imi, ambasador i SHBA në OSBE, duan të vjedhin miliardin e dytë. Oreksi vjen duke ngrënë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës. Por tani lëshohet si lukuni Lal Plehu. Arben Ahmetaj tërhiqet sepse e kupton se vjedhja mori përmasa të mëdha. E vërteta është se me djegësin e Tiranës, qeveritarët ndanë të paktën 65 milionë euro të paktën,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...