Berisha: Ky Kuvend nuk votoi kundër gjenocidit serb në Kosovë. Emrat e narkoqeveritarëve kanë dalë në përgjime

E Enjte, 17 February 2022 11:28

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ai e ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Por ai tha se nuk do e urojë Pavarësinë e Kosovës nga Kuvendi, pasi ky parlament nuk ka votuar kundër gjenocidit serb në Kosovë.

 

“Çdo gjë të thuash këtu, do dënohesh siç je dënuar për shpifje. Kam uruar Kosovën pa ardhur këtu për pavarësinë. Nuk e uroj këtu me ju, sepse ju nuk votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.

 

 

Ligji për gjenocidin serb nuk u votua. Nuk mund të uroj me ju, sepse kreu juaj është një vasal i Vuçiçit, që lobon për Vuçiçin në SHBA dhe sulmon Sali Berishën,” tha Berisha.

 

Më tej ai tha se mega-operacioni i fundit në disa shtete evropiane, ka zbuluar edhe përgjime ky implikohen zyrtarë të lartë të qeverisë.

“Kam një lajm shumë të veçantë sot. Sipas raportimeve të medieve dhe agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, Italisë, Francës, Belgjikës, Britanisë së Madhe, rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptarë, ministra, drejtorë, punonjës policie.

Këto të dhëna gjenden aktualisht pranë këtyre vendeve. Një ndihmë të veçantë ka dhënë këtu përdorimi i aplikacionit SKY ECC që përdoret nga narkoqeveritarët dhe bandat shqiptare,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...