Gëzuar ditën e Pavarsisë Kosovë e dashur.

E Enjte, 17 February 2022 12:28

 

Në këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe mbarë popullin tonë – në ditëlindjen e shtetit të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh urimet më të përzemërta e më të ngrohta dhe uron për progres të pandalshëm e për begatinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Në këtë Përvjetor të 14-të të Pavarësisë, ngjarjes së dytë më të madhe në historinë e shqiptarëve, kemi legjitimitetin dhe krenarinë, por edhe mirënjohjen e thellë kombëtare, për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që për dekada kanë punuar e sakrifikuar për këtë arritje të madhe. Detyra e të gjithëve është t’i përgjigjemi me përulësi dhe angazhim të vazhdueshëm sakrificave të panumurta.

Republika e Kosovës, e njohur nga 115 shtete të botës, anëtare e shumë organizmave ndërkombëtare, reflekton angazhimin e përgjegjshëm të saj drejt vlerave perëndimore. Ajo është tashmë një kontribuese aktive e sigurisë në rajon e më gjerë.

Në dekadën e dytë si shtet i pavarur e sovran, Kosova po dëshmon për një qasje demokratike, e cila sa vjen dhe konsolidohet. Sfidat me të cilat ajo përballet tani kërkojnë që të mbizotërojë uniteti rreth objektivit strategjik për integrimin evropian dhe euro-atlantik, si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë, do të mundësojë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë – njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen e thellë se populli dhe institucionet e Kosovës, me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, do të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të shtetit të tyre dhe të vlerave të së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...