Kryemadhi-Bashës: Merru me Veliajn, babain e Bllakos e kam denoncuar në mars 2021

E Enjte, 17 February 2022 12:33

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur deputeti Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij të sotme në parlament deklaroi se babai i një deputeti, pa i përmendur as emrin, merr 10 milionë lekë në muaj rrogë nga kompanitë e inceneratorëve.

Në reagimin e saj, Kryemadhi i kujton Bashës se babain e Alqi Bllakos e ka denoncuar që në Mars 2021, ndërsa e pyet se pse nuk përmend Erion Veliajn.

‘Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës.

 

 

Kryetarit të bashkisë që ka shpërdoruar detyrën duke lidhur taksat e qytetarëve të kryeqytetit për 30 vjet me koncesionin e inceneratorit të Qarkut Tiranë, pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga çfarë parashikon ligji i vetqeverisjes vendore.

 

Ose, nëse kanë lidhur një 17 Maj të dytë, që përmes komisionit hetimor të gënjejnë publikun dhe t’i bëjnë presion SPAK, le ta deklarojnë publikisht’, thotë në reagimin e saj, Monika Kryemadhi.

Më poshtë, reagimi i plotë i kryetares së LSI-së:

Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës.
Fakt ky, që unë e kam ekspozuar para 1 viti, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në datë 3 Mars 2021 (https://youtu.be/yëbDsYXBGD4), si dhe e kam denoncuar me prova në SPAK.

Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës. Kryetarit të bashkisë që ka shpërdoruar detyrën duke lidhur taksat e qytetarëve të kryeqytetit për 30 vjet me koncesionin e inceneratorit të Qarkut Tiranë, pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga çfarë parashikon ligji i vetqeverisjes vendore.
Ose, nëse kanë lidhur një 17 Maj të dytë, që përmes komisionit hetimor të gënjejnë publikun dhe t’i bëjnë presion SPAK, le ta deklarojnë publikisht.

Koka nuk ishte koka e inceneratorëve. Bllako e ka padinë me emër nga LSI për rolin e tij dhe pagën e babait. Ashtu edhe Rama, Veliaj, Subashi, e ministrat rilindas të përfshirë.
Asnjë kompromis të nëndeshëm nuk do mund të amnistojë përgjegjësit dhe të varrosë të vërtetën! Ajo do jetë edhe më publike, edhe më e qartë! Topi në fushën e SPAK…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...