“Gjykata Kushtetuese humbi rastin e madh..”/ Berisha flet për Metën

E Enjte, 17 February 2022 13:10

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një prononcimi për mediat foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta.

Berisha theksoi se Kushtetuesja duhet të dënonte Kuvendin për falsifikimet e fakteve. Sipas tij shkelje të Kushtetutës ka bërë Parlamenti dhe Edi Rama.

“Sot, Gjykata Kushtetuese humbi rastin e madh, të dënonte parlamentin për vendimin e tij me të cilin synonte censurën, rikthimin e censurës në Shqipëri, duke filluar kështu nga kryetari i shtetit.

 

Gjykata Kushtetuese, në vlerësimin tim, në vendimin kryesor, duhej të kishte vetëm një pikë: dënojmë parlamentin për vendimin e tij antidemokratik dhe antikushtetues. Sikundër Gjykata Kushtetuese, duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti i bëri vendimeve të tij, vetëm për të vendosur me falsifikim në procedurë dhe kohë.

Nuk kam pasur kurrë ndonjë dyshim se ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo shkelje serioze të Kushtetutës. Përkundrazi, shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë parlamenti dhe Edi Rama, që kërkon të marrë të gjitha pushtetet në këtë vend, përfshi edhe atë të presidentit,” tha Berish

Modifikuar më E Enjte, 17 February 2022 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...