Banorët protestues kërkojnë ndihmën e Berishës, lideri historik: Ju mbështesim plotësisht

E Enjte, 17 February 2022 13:38

 

Banorët e zonave ku po shkatërrohen shtëpitë për disa projekte kontroverse qeveritare, protestuan sërish përpara Kuvendit.

Ata kërkuan ndihmën e liderit historik demokrat, Sali Berisha, i cili u shfaq në krahun e tyre. Banorët akuzuan se Lulzim Basha nuk ka reaguar ndaj shqetësimit të tyre.

Duke folur përpara protestueses Laureta Nikolli, Berisha tha se e mbështet plotësisht kauzën e tyre.

“Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor, korruptiv dhe antikushtetues qëndrimin ndaj jush. Të gjithëve ju u takon në një vend normal, të përfitoni nga ligji i posedimit në mirëbesim dhe klauzolat e tij.

 

Akti është: asgjësohet ligji këtu, sepse janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti, është Salillari dhe Kapllan-pallati që ndërtojnë kulla aty 30-katëshe dhe nuk pranojnë t’u japin ju 10-përqind të sipërfaqes siç ju takon. Juve nuk jepet kjo, sepse përqindjen që u takon juve, ia japin Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Lulzim Bravës.

Unë kam admirimin më të madh për qëndresën tuaj. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore në favorin tuaj, pasi në vitin 2016 këta kanë nxjerrë urbanizimin para legalizimit. Sfida jonë është të mobilizojmë qytetarët e Tiranës dhe Kamzës që të ngrihen në mbështetjen tuaj, pasi kjo e drejtë po u shkelmohet dhjetëra-mijëra familjeve. Banorët protestues janë viktima të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare. Asnjë ndërtues që ka ngritur blloqe të mëdha në Tiranë, nuk ka krijuar konflikte, por iu është përgjigjur me sipërfaqen që u takon pronarëve, por këtë nuk e bën shteti, sepse është narko-shtet. I pari që duhej të bënte këtë, është narkoshteti. Kjo është mafie e drogës dhe krimit.

Ndaj duke mbështetur plotësisht kauzën tuaj se do të dënoj me forcë qëndrimin e kësaj mazhorance. Kërkesën tuaj do ta përcjell, sepse ne kemi një komision kolegjial dhe e quajmë të drejtë këtë kërkesë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...