Vendimi i Kushtetueses/ Meta: Mazhoranca kërkoi të hakmerrej! E gjitha u bë për të shmanguar vëmendjen nga aferat e qeverisë

E Enjte, 17 February 2022 21:49

 

Gjykata Kushtetuese vendosi një ditë më parë të mos shkarkojë Presidentin Ilir Meta. Për kreun e shtetit ky vendim nuk ngjalli asnjë emocion, pasi theksoi se fundin e kësaj çështje e ka ditur, por priste që të jepej më herët.

Meta teksa e quajti një proces politik për ta përdorur si shantazh kundër tij, theksoi se mazhoranca deshi të hakmerrej ndaj presidentit duke kërkuar shkarkimin, por u shpreh se s’ka bërë asnjë shkelje të ‘Kushtetuës’, as të lehta dhe as të rënda.
"Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi. Mazhoranca. Ishte një kërkesë e paligjshme dhe mazhoranca donte të hakmerrej ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentativë për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise", tha Meta.

Presidenti Ilir Meta, teksa e quajti maskaradë politike, thekson se u bë për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë me inceneratorët.

"E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk tërheq nga ato që kam thënë."-tha Meta.

Meta hodhi akuza ndaj mazhorancës duke u kthyer tek zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u shpreh se mazhoranca ishte ajo që tensionoi situatën gjatë zgjedhjeve dhe kishte një qëllim të vetëm, atë të kapjes së të gjithë pushteteve. Meta kujtoi ngjarjen e Kavajës ku u plagos një zyrtar i PD dhe atë të Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.

"Ngjarja e Kavajës dhe e Elbasanit u provokua nga vetë eksponentë të mazhorancës. E vetmja pengesë e tyre ishte Presidenti i Republikës. Unë jam krenar që edhe i vetëm si Institucion, para mazhorancës, kam kthyer çdo ligj të paligjshëm dhe të padrejtë, duke bërë qëndrese të argumentuar para çdo padrejtësie."-tha Meta.

Ndër të tjera, Presidenti Ilir Meta tha se i ka kërkuar Prokurorisë përgjigje për atë që ai e quan falsifikim të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ai i bëri thirrje opozitës që të reagojë.

"Kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë", tha Presidenti Meta.

***

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta dhe rrëzoi votimin e Kuvendit. Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022.

Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...