Erion Veliaj i dha leje ndërtimi Jorida Tabakut për t’i mbyllur gojën

E Enjte, 17 February 2022 21:52

 

Jorida Tabaku ka marrë ‘shpatën e luftetares’ së inceneratorëve, e shikojmë në media, e shikojmë në komision, por në fakt nuk është ajo kalorësja e vërtetë por thjesht lojtarja e radhës në shërbim të pazarit Rama-Basha.

Kalorësit e vërtetë janë mediat të cilat e kanë denoncuar këtë skandal 7 vite më parë sapo ka filluar inceneratori Elbasanit.

Kanë qenë mediat investigative si BIRN, CNA.al, TPZ, të cilat nxorrën fillimisht dokumentet, por i duhej Jorides 8 vite që ta kuptonte se duheshe bërë një komision parlamentar për inceneratorët kur i fundit prej tyre është firmosur 5 vite më parë në 2017, a thua se Jorida, PD, nuk ka qenë në Parlament e nuk kanë qenë aty, por kanë bërë disa konferenca sporadike të cilat i kanë filluar në shtator të vitit 2020 dhe më pas kanë heshtur.

Por ajo që bie në sy është qasja, që ka Jorida Tabaku.

Po ta shohim në komisione, Jorida Tabaku nuk flet për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës është një nga njerëzit i cili ka dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit, por Jorida po ta shohim është mjaft e kujdesshme në qëndrimet e saj që ka ndaj Lali Erit, për të mos thënë që i ka qëndrime gjysëm të shfryra politike, ndonjëherë ia përmen emrin me gojë të mekur.

Po pse nuk flet Jorida Tabaku?
CNA.al, pasi bëri një vëzhgim, ka zbuluar se Erion Veliaj i ka dhënë një leje ndërtimi një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, por për të zhvilluar një pronë ku pronare është vetë Jorida Tabaku dhe familjarët e saj.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë tek Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku do marrë përqindjen e luanit pas lejes që ka dhënë Erion Veliaj për zhvillimin e pronës se saj

‘Kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Ofron 90’000m2 apartamente, 60’000m2 ambjente tregtare dhe 34’000m2 hapësirë parkimi. Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit” Afati i Përfundimit: 2022 Sipërfaqe Totale: 140’000m2.”

Kjo është dhe lidhja që Jorida hesht për Lali Erin, sepse ka marrë leje për biznesmenë që Basha i akuzon si oligarkët.

Leja dhënë nga Erion Veliaj është dhe çelsi që i ka mbyllur gojën nënkryetarës së Lulzim Bashës e cila prej disa kohësh është kthyer në njeriun që po bën betejën e inceneratorëve kur në fakt është e vonuar, totalisht e paaftë në drejtimin e komisionit, e dështoi thuajse farë këtë të fundit, por u desh vullneti dhe ndërhyrja e ambasadës së SHBA-ve për t'i zgjatur afatin dhe qartazi duket se Jorida më shumë se sa zbardhjen e të vërtetës për çështjene inceneratorëve kërkon që ta përdori çështjen që ka tashmë si një armë për interesat e saj ekonomike dhe financiare që lidhen me biznese dhe prona.

CNA.al nesër do të sjelle të tjera detaje dhe fakte në lidhje më këtë ndërtim, në lidhje me këtë leje që ka dhënë kryebashkiaku Veliaj për Jorida Tabakun dhe më tej do të sjellim dhe fakte tronditëse për pasurinë e njeriut që po përpiqet të duket një politikane e ndershme e pastër që po lufton inceneratorët, por në fakt pas fasadës qëndrojnë skandale, prona dhe pasuri, marrëdhënie biznesi dhe tregtie me kundërshtarët politik, si rasti i Veliajt e të tjera të cilat CNA.al do ti sjellë dhe në ditët në vijim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...