Berisha: Jo dibran, po Lulzim Brava as nuk e di nga është! Asnjë votë pengut, të gjitha për Premtim Kryemadhin!

Premte, 18 February 2022 15:41

 

Sali Berisha, lideri historik i PD-së, u bëri thirrje sot demokratëve të Kalasë së Dodës dhe dibranëve në tërësi, të mos japin asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës në Dibër, por të gjitha votat për Premtim Kryemadhin, që kandidon nën logon e fitores “Shtëpia e Lirisë”.

Në fjalën që Berisha mbajti, ai iu drejtua në veçanti demokratëve të lëkundur për t’iu shpjeguar arsyet pse Lulzim Basha është peng i Kryeministrit Edi Rama, duke u sjellë si dëshmi kryesore, mbylljen e dosjes së “Toyota Yaris”.

“Kemi edhe kandidatin e Lul Bravës, - tha Berisha ndër të tjera, - të cilit Edi Rama me gjykatës dhe policsë, në një akt të shëmtuar, i ka dhënë logon e PD-së dhe përpiqet t’iu mashtrojë ju “se jemi PD-ja!!!”

Lulzim Brava përfaqëson një peng të vërtetë. Ndaj u bëj thirrje demokratëve të Kalasë së Dodës dhe të Peshkopisë, asnjë votë për pengun! Çdo votë për pengun, është humbje për PD-në. Është votë e munguar për PD-në

Po do të thoni ju pse i them unë “peng”?! Ia them “peng” me baza, sepse Edi Rama, përveçse ka krijuar ndërmarrje të përbashkëta, por ia mbylli dosjen e “Toyota Yaris”. Çdonjeri që do të deklaronte në parlament se ditën e shtunë do të vijë makina plot me euro, do të ishte sot brenda në çdo shtet të botës sepse dekonspironte operacionin e policive të disa shteteve.

Dhe prokuroria i hapi dosjen Lulzim Bravës, ia mbylli Edi Rama për ta marrë peng.

Së fundmi do t’u them këtyre miqve të mi demokratë që akoma nuk e kanë vendosur apo mendojnë se Lulzim Brava është – se thotë se është edhe dibran. Po ai s’e di nga është, jua them unë juve. Jua tregoj unë. Ai bënte takim në Tiranë dhe kur shkuan edhe e ftuan hajde se të kemi dibran, “jo, nuk jam dibran unë, se e kam gjyshin se nga ka ardhur gjyshi Mitrovica!!!”.

Por e lëmë këtë, rëndësi ka që atë s’e lidh asgjë me Dibrën. Absolutisht!

Ndaj dhe asnjë votë për Lulzim Bravën! Të gjitha votat për Premtim Kryemadhin dhe kjo është logoja e fitores: Shtëpia e Lirisë!

E kemi quajtur Shtëpi se jemi si familje të gjithë së bashku, e kemi Liri sepse premtuan lirinë, premtuan votën e lirë. Tetë vite premtoi Lulzim Brava dhe nuk e solli, tre muaj e premtuam ne , sot Premtim Kryemadhi është kandidati juaj, nuk është kandidati i drejtuesve të PD-së.

Ju falënderoj edhe njëherë me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se PD në pushtet do të bëjë çmos të shndërrojë në realitet ëndrrat më të bukura të rinisë. Rroftë Kalaja e Dodës, Dibra dhe Shqipëria!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...