SPAK fsheh gjurmët për dy të superkërkuarit e inceneratorëve

Premte, 18 February 2022 16:01

 

Ndonëse Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, dy të supërkërkuarit janë shpallur si të arratisur, kjo prokurori nuk ia ka dërguar emrat e tyre Interpolit për të bërë gjurmimin ndërkombëtarë të tyre.

Këtë fakt e ka zbuluar gazetarja e MCN, Anduena Llabani e cila në përfundim të afatit 30 ditor të kërkimit nga policia ka kontrolluar faqen online të Interpolit.

‘Ata nuk janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol konfirmoi për MCN se pronarët e incineratorit të Elbasanit nuk figurojnë në listë, ndonëse është përmbushur afati 30 ditësh i kërkimit të tyre brenda vendit’, konfirmoi gazetarja në një kronikë për këtë televizion.

Për ta plotësuar historinë është pyetur edhe SPAK, se ç’po ndodh me prangosjen e dy personazheve që dinë shumë lidhur me aferën 430 milionë euroshe që implikon sferat më të larta të qeverisë.

Përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme ka qenë edhe më absurde se tentativa e saj për të fshehur gjurmët e të superkërkuarve.

‘Nuk japim asnjë informacion për çështje që janë në hetim’. Se ç’farë pune i prish hetimit shpallja e kërkimit ndërkombëtar me anë të Interpolit, kur dy të shpallur në arrest nuk janë gjetur nga policia në Shqipëri, kjo është e vështirë të kuptohet.

Por ama kjo lojë me dy fytyra përforcon edhe më shumë dyshim, se ashtu si për gjithçka tjetër, SPAK po luan politikisht me këtë patate të nxehtë. Shumëkujt në vendimmarrje nuk do i leverdiste që Zoto dhe Gugallja të ndaloheshin dhe aq më tepër të fillonin të flisnin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...