Berisha: Shqipëria po shkretohet dhe Rama është i kënaqur që njerëzit ikin

Diel, 20 February 2022 16:37

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e Shën Vlashit në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka, është shprehur se vendi po shkretohet.

Berisha tha se, qeveria po e vret përditë shpresën tek shqiptarët, dhe ata ikin e Rama është i kënaqur, pasi të gjithë ata që ikin votojnë kundër tij.

‘Në tre ditë kam pasur rastin të jem në Myzeqe, në zonën e plazhit, Maqellarë, Kala e Dodës, te hidrovori dhe çfarë gjej: vendi po shkretohet. Një demokrat më thotë se nëse për 6 muaj nuk gjej punëtor, unë do ta mbyll serën time.

Situata ekonomike është rënduar shumë nga Dibra në Durrës, isha në Kalanë e Dodës e ata janë njerëz jashtëzakonisht punëtorë. Nga 13 mijë kokët e imëta, tani kishin mbetur 2 mijë e ca të imta. Nga 8 shkolla, tani kishim mbetur 2 shkolla. Vendi po shkretohet. Po ikën rinia, po ikin fëmijët në rrugët e pasigurta, të botës dhe prindërit po mbetin vetëm.

Jo se këto zona nuk kanë kushte, por sepse një regjim, qeveri, kryeministër, vret çdo ditë shpresën tek shqiptarët. Ua bën vendin të pashpresë dhe është i kënaqur që largohet, sepse e di që vota e tyre është kundër tij’, - tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...