Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit shumë të rëndësishme, janë sa lokale dhe kombëtare

Diel, 20 February 2022 16:40

 

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha nga Shënavlashi në Durrës, prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Durrësit Ardian Mukën.

Berisha theksoi se zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme, sepse ata janë sa lokale, aq edhe kombëtare.

“Këto janë zgjedhje në gjashtë bashki, por janë zgjedhje sa lokale, aq edhe kombëtare. Kjo se në votime marrin pjesë jo pak, por 720 mijë njerëz. Votoni Ardian Mukën, një qytetar, prind, bashkëshort të mrekullueshëm e të denjë për familjen e tij, për qytetin e tij dhe për çdo njeri në këtë bashki.

Ardian Muka është një biznesmen i suksesshëm, që ka ndërtuar jetën e tij me djersën e tij. Demokrat i palëkundur, por se ka parë punët e tij. Ardian Muka është përpjekur që të ndihmojë edhe komunitetet e ndryshme në Durrës. Ai do të jetë shërbëtor ndaj jush. Ata që votohen, duhet ta kenë për nder titullin e shërbëtorit”, deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...