Berisha: Afera në Portin e Durrësit nga më të mëdhatë në Europë, të implikuar Rama-Basha

Hënë, 21 February 2022 21:51

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live, foli për aferat e Ramës dhe të Bashës në Portin e Durrësit.

Berisha theksoi se afera në Portin e Durrësit është ndër më të mëdhatë në Europë. Ai shtoi se në këtë aferë korruptive janë të implikuar si Rama, ashtu edhe Basha.

“Rama shkon dhe firmos me një investitor të panjohur në Dubai e vjen në Shqipëri e thotë se erdhi Dubai e investoi në vend. Në portin e Durrësit na del një kompani off shore. Kjo kompani s’mund të jetë tjetër përpos bashkëpunim Rama – Basha, vetëm trualli kushton 3.8 milionë euro, pa llogaritur sipërfaqen që ndërtohet në të. Kjo është ndër aferat më të mëdha në Ballkan e në botë.

Një port i tillë dëmton thellësisht Shqipërinë. Vlora shndërrohet në port turistik e mbyllet, Durrësi zëvendësohet me port të Kastratit, Shëngjini është porti i Gjergj Lucës. Shqipëria për herë të parë gjendet në historinë e vet pa porte e qindra milionë të ardhura përfundojnë në porte të tjera, rritet kosto e transportit. Edi Rama la Shqipërinë pa porte, si kurrë në historinë e saj”, deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...