Jorida Tabaku në zyrën e Arben Krajës/ Berisha: Miniaturë e takimit të Lul Bravës me Edi Ramën

Hënë, 21 February 2022 21:54

 

Jorida Tabaku, deputetja e Lulzim Bashës takoi sot kreun e SPAK, Arben Kraja, në një kohë kur ajo drejton Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Në Çim Peka Live në Syri Tv, lideri historik i PD, Sali Berisha e konsideroi këtë takim një miniaturë të takimit të Lulzim Bashës me Edi Ramës.
Sipas Berishës, e njëjta dorë që udhëheq Krajës, udhëheq edhe Jorida Tabakun.

Në të kundërt, tha ai, ata nuk mund të takoheshin.

Gjithashtu, Berisha akuzoi edhe kryetarin e shkarkuar të PD, Lulzim Basha, se vonoi denoncimin e aferës së inceneratorëve.

"Abi Malltezi ka denoncime në Facebook, 298 denoncime, nga konferenca e parë në Elbasan e deri ditën e fundit. Ai gjente një rezistencë shumë serioze në selinë e PD. Përpiqej në media dhe herë pas here ka patur akses në media, por në mënyrë absolute Lulzim Brava ka shtyrë në kalendat greke, i ka mbuluar me heshtje me qindra denoncime të tij. Çështjen në mënyrën më ezauruese e paraqiti Monika Kryemadhi dhe pas saj mos gabohem edhe Ilir Meta.

Ata kishin arritur të siguronin dokumente të pafundme dhe denoncimi i tyre është bazë e veprimit ndaj Lefter Kokës. Ata kishin gjetur çdo dokument të përvetësimit të fondeve nga Lefter Koka. Pas zgjedhjeve krijohet Komisioni Hetimor nga PD. Refuzohet në mënyrë kategorike çdo deputet i LSI. Sepse deputetët e LSI nuk do të lejonin manipulimin e hetimit. Nuk pranoi Luan Baçin në Komision që ka bërë denoncime për inceneratorin e Fierit. Sepse nuk ia pranonte Edi Rama, Luanin.

Pas fillimit të sesionit parlamentar e mbyllën Komisionin, u ngrita në Parlament dhe denoncova, e hapën sërish.

Për t'i vendosur kapak, për të dëshmuar se ka një regji qendrore...unë kisha kuptuar nga komisionit që po përdorej thjesht nga klanet rivale të PS në luftë kundër njëri-tjetrit.

Por kjo kulmoi dje me takimin e papritur të zonjës Tabaku me zotin Kraja (drejtuesi i SPAK). Me ligj, nëse heton drejtësia, Parlamenti për ato çështje nuk mund të ngrejë komision. E zëmë se u gjet hapësira ligjore. Takimi i zonjës Tabaku me zotin Kraja është një miniaturë e takimit të Lul Bravës me Edi Ramën. E paimagjinueshme. Takim që nuk mund të ndodhte kurrë. Kraja për të nxjerrë veten duarjashtë, e kërkoi vetë takimin zonja Tabaku, tha. Se kush e çoi zonjën Tabaku aty dhe çfarë motivesh, një gjë është e sigurtë, që e njëjta dorë që udhëheq Krajën, udhëheq zonjën Tabaku në këtë rast, përndryshe ata nuk mund të takoheshin", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...