“Të kam dhënë leje ndërtimi, je në konflikt interesi”/ Veliaj zbulon pazaret me Tabakun

Tuesday, 22 February 2022 12:27


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Në fakt mbledhja është shoqëruar me lojëra fjalësh, dhe mesazhe indirekte nga kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku dhe kryebashkiaku Veliaj, ndaj njëri-tjetrit.

Por, ndërkohë, Veliaj ka treguar hapur “pazaret” me deputeten Tabaku, të cilët I tha se është në konflikt interesi, pasi ai i ka dhënë leje ndërtimi në Tiranë.

Debatet në Komision:

Veliaj: Si ndërtuese që je, e kuptoj se nuk je rehat për dherat, si ndërtuese e di që të djeg për dherat. Tiranës i keni marrë çfarë keni dashur.

Njeriu ka një cipë. Je dënuar në gjykatë, më lër të flas.

Tabaku: Je i papëgjegjshëm, i ke shtuar 45 milionë euro koncesionarit të Tiranës.

Veliaj: Je ndërtuese, ke konflikt interesi. Pse të djeg moj xhan.

Xhaxhai juaj bën pallat.
Tabaku: Askush nga familja ime spo bën pallat .

Veliaj: Ta kam dhënë lejen. Je përfituese.

Tabaku: Të të vijë turp që gënjen.

Veliaj: Je përfituese e lejeve të ndërtimit. Familja juaj është përfituese.

Tabaku: Po gënjen, mu s’më blen dot. Më ke pasur përballë në çdo deklaratë .

Veliaj: Po bëhet një pallat te Fusha e Aviacionit./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...