Berisha: Edhe Ramiz Alia kishte mbështetje të huaj! Ne dimë të dallojmë qëndrimet absurde nga vlerat e SHBA

Tuesday, 22 February 2022 12:29

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në një takim me të përndjekurit në Shkodër, se beteja për votën dhe për rrëzimin e kësaj qeverie do jetë e vështirë. Ai shtoi se kjo qeveri nuk është pa mbështetje.

Por Berisha tha se edhe Ramiz Alia kishte mbështetje. Në fund ai bëri thirrje që demokratët dhe shqiptarët të besojnë të vlerat e vërteta të SHBA dhe të mos merren me qëndrimet absurde.

 

“Në vitin 1991, në fushatën zgjedhore, dy ditë para mbylljes, po kthehesha nga Peshkopia dhe Bulqiza për në Tiranë. Po dëgjoja radion sepse vetëm ajo ishte, ju them ju me sinqeritetin më të madh se ishin me dhjetëra deklarata të huajsh në mbështetje të Ramiz Alisë. U ktheva, sigurisht i mërzitur se nuk arrija ta konceptoja. Ramiz Alia shtroi një darkë. Aty ishin delegacionit që kishin ardhur nga e gjithë bota. Një njeri i shquar, më thotë se nesër ky politikan mund të mos jetë nesër në këtë post. I them që ky është një njeri që ka kryer krime kundër njerëzimit. I them për firmën e tij për pushkatimin e 27 intelektualëve 24 orë para gjyqit se gjoja kanë hedhur një bombë në ambasadën sovjetike. I them se para dy ditësh, Buna është skuqur me gjakun e të rinjve, që me urdhrin e tij janë ekzekutuar se kanë shkelur rregulloren e kufirit. Jo vetëm kaq, por gjatë verës kanë zvarritur trupa të rinjsh kudo në vend. Ky mik i madh më kërkoi ndjesë aty. Më tha se nuk i dinte këto.

 

 

Ua thashë këto se në këtë betejë duhet të kemi besim të madh të forcat tona. Nuk po ndalem te thirrjet e guvernatores që më kujton partinë komuniste të Frimanit, amerikanit që vinte dhe thoshte se demokracia që kishim ne në komunizëm, është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregullat, por shkel parimet kryesore të demokracisë. Ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA. Asgjë nuk do e lëkundë besimin tonë në ato vlera. Madje do përpiqemi gjithmonë e më shumë t’i konsolidojmë. Ndaj ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit, që jeni ADN-ja e PD-së, që në këtë revolucion dhe betejë, që ka për qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj, rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre, ta vazhdojmë dhe të jepni kontributin tuaj dhe jam i bindur se përsëri do të ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do fitojmë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...