Berisha: Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer, leket e djegësve i ka marrë Rama

Tuesday, 22 February 2022 16:13

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka prezantuar në Postribë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Duke folur para banorëve të zonës, Berisha përmendi edhe skandalin e aferës së incineratorëve që ka plasur kohët e fundit.

Ai theksoi se përfituesi më i madh i parave të korrupsionit është Edi Rama.

‘Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë .

 

Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka.

Gjoja e ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, por ai për çdo ditë del e pi kafe tek lokali i babait të tij si për sfidë, ja ku jam, ju të gjithë jeni në dorën time.

U ndala këtu, se nëse ne nuk ndalemi të ndëshkojmë vjedhjen nga qeveritarët, ne e kemi shumë të vështirë të zhvillohemi, të kapim kohën e humbur. Prandaj ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë bashkive që votojnë, me votën e tyre të ndëshkojnë këta qeveritarë që mbushin baulet me taksat tuaja.

Në datën 6 mars, firmosim shpresën për fëmijët tanë, nënat, gratë dhe motrat tona. Ikën djali, i ikën shpirtin, ikën vajza, ikën shpirti. Do ti çojë në shkollë, nuk ka mundësi. Rama me një cinizëm paraqet qeverinë, gjysmën me gra. Pyesni se çfarë po bëjnë këta ministre për ju? Asgjë, veç sa zbatojnë urdhrat e Ramës.

E thashë se këtë se ai është një njeri që nga mëngjesi në darkë punon me artin e mashtrimit. Përpiqet që të duket sikur është mbështetës të grave, por është njeriu që punon më shumë kundër tyre. Të rinjtë ai i di që i ka armiq dhe bën sa të mundet që ata të largohen sa më shumë, pasi e di që ata nuk e votojnë.

Hoqi subvencionet, çdo vend në botë subvencionon fermerët, bujqësinë. Kurse Rama ka prerë subvencionet dhe jep para aty ku ndan më shumë. Unë nuk jam kurrë për heqjen e granteve për fermerët. Kjo politikë do të marrë fund me rikthimin e demokratëve në pushtet’, tha gjatë fjalë së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...