Klodian Zoto në arrati/ Rama-Sako i bëjnë “dhuratë” 200 mijë euro

Tuesday, 22 February 2022 16:36

 

Qeveria dhe bashkia e Durrësit vijojnë pagesat për inceneratorët. Në ditën e Shën Valentinit, Kryetarja e komanduar Emirjana Sako ka kryer një pagesë prej 200 mijë euro ndaj Klodian Zotos dhe kompanisë ‘Integrated Energy BV’. Zoto, është në arrati pasi SPAK ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, kanë gjetur një mënyrë për t’i shprehur dashurinë në ditën e Shën Valentinit, Klodian Zotos në arrati dhe klanit të tij të inceneratorëve.

Në 14 Shkurt 2022, Bashkia e Durrësit ka kryer një pagesë në vlerë rreth 200 milionë lekë të vjetra për koncensionarin e mbetjeve të Sharrës, ‘Integrated Energy BV’. Pagesa konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Financave.

Biznesmeni kontravers Klodian Zoto, ndaj të cilit është në fuqi një urdhër arresti nga SPAK, nuk rezulton formalisht pjesë e kompanisë që menaxhon landfillin e plehrave në Tiranë. Megjithatë, Zoto ka qenë drejtor i ‘Integrated Energy BV’, kur kjo e fundit fitoi kontratën e dyshimtë, e cila pritet t’u kushtojë banorëve të Tiranës e më gjerë mbi 300 milionë euro

Po ashtu, të dhënat e publikuara në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët e shohin Zoton të lidhur ngushtë me landfillin e Sharrës. Kompania koncensionare ‘Integrated Energy BV’ ka nënshkruar një kontratë me qeverinë ‘Rama’ për depozitimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të Tiranës.

Por, nëpërmjet sugjerimit qeveritar, Bashkitë e Qarkut Durrës, përfshirë Durrësin, Kavajë e Shijakun, u detyruan të nënshkruajnë kontrata me koncensionarin e Sharrës.Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emirjana Sako, nënshkroi kontratë 10-vjeçare me ‘Integrated Energy BV’, për depozitimin e mbetjeve urbane në Sharrë, për një vlerë prej 50 milionë euro.

Pas nënshkrimit të kontratës, Bashkia e Durrësit vendosi të trefishojë tarifat e pastrimit për familjet e qytetit, me qëllim që të sigurojë shumën e parave për të paguar Klodian Zoton dhe bashkëpunëtorët e tij të grupit të inceneratorëve./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...