'Akuza nga Gazrat që sulmuan demokratët'/ Elton Bano: Shpifje!

Tuesday, 22 February 2022 20:25

 

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjën, Elton Bano ka reaguar me një deklaratë pas akuzave te ardhur nga të shkarkuarit e Partisë Demokratike. “Përgjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave, të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes”, shkruan Bano në reagimin e tij.

DEKLARATË

Unë, Elton Bano kandidat i koalicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për Bashkinë e Lushnjes dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra që i jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifjë dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë radhazi. Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjek asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politik që kam ndërmarrë në të vërtetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.
Përgjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave, të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhës. Unë i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjarë, prindërve dhe fëmijëve të mi.

• Deklaroj se nuk kam qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.

• Deklaroj se në Angli kam jetuar si çdo emigrant i ketij vendi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lejonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.

• Deklaroj se të gjitha portalet gjobëvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin përgjigjen e merituar në 6 Mars e do përgjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj te qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot, të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time, t'i përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarësisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshpëruar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, duke u ulur përkrah qytetarëve, të cilët nuk kanë ngurruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarësisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë, unë nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si diçka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptar dhe përfitime personale.

Sulmi politik i sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prapë nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja.

Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë, Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.

Rroftë demokracia!

Rrofte Shqipëria!

Rroftë Lushnja dhe lushnjarët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...