“Jam e zhgënjyer nga SPAK”/ Klodiana Lala: Rama dhe Veliaj të përfshirë në çështjen e inceneratorëve

Tuesday, 22 February 2022 21:09

 

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për aferën e korrupsionit me incineratorët.

Lala në një intervistë për media thekson se Veliaj është përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se ka dyshime për zyrtarë të lartë të implikuar, e madje i dyshuar është edhe kryeministri Rama.

 

“Jam e zhgënjyer nga SPAK. E kam mbështetur reformën në drejtësi në fillim. Kam menduar se ia vlen që të hedhim në rrugë disa prokurorë e gjyqtarë, për një Shqipëri të së ardhmes. Por shumë prej pjesëtarëve të SPAK nuk kanë kurajo. Kështu ka ndodhur edhe me incineratorët. Veliaj është i përfshirë në çështjen e incineratorëve. Ka shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak. Kam dyshime edhe për Ramën.

Është vepruar si një organizatë kriminale nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe janë të përfshirë shumë qeveritarë. Kam pikëpyetje për mënyrën si po funksionon Komisioni Hetimor. Duhet të evidentohen shkeljet e të ketë depozitim në Prokurori. Skandali është edhe se nuk kemi incineratorë në Tiranë. Ahmetaj duhet të japë deklaratë për raportin me Mirel Mërtirin. Tahiri sot është në burg për lidhje të pashpjegueshme me persona të caktuar, edhe Ahmetaj ka raport të pashpjegueshëm me Mërtirin. Është aferë që ka lënë shumë gjurmë. Rama duhet të na thotë a është përfshirë te çështja e incineratorëve. Nuk mundet të bëhet gjithë ky korrupsion pa pasur dijeni Rama”, deklaroi Lala

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...