Berisha: Votoni Mukën! ‘6 marsi’ duhet të japë një mesazh kthese për PD-në

E mërkurë, 23 February 2022 11:58

 

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pranishëm në një takim me fermerët e zonës së Shkallnurit në Durrës.

Në një takim me fermerët në Shkallnur të Durrësit, lideri historik Sali Berisha tha se në qeverisjen e PD u investuan mbi 3.2 miliardë euro për fshatin. Por ai tha se prej tetë vitesh, bujqësia u la pas dore.
“Potenciali për bujqësinë është shumë i madh, por ne kemi humbur tetë vite. Bujqësia në tërësi u braktis,” tha Berisha.

Më tej Berisha tha se nisma e Ballkanit të Hapur po rrënon fermerët shqiptarë. Sipas tij, çmimet në vend janë rritur sepse jemi në situatë monopoli.

Në fjalën e tij, Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit duhet të japin një mesazh shprese. Ai bëri thirrje që të votohet për Ardian Mukën.

“Nëse ka diçka të braktisur në këtë vend në tetë vite, ajo është bujqësia. Ju garantoj se bujqësia ka qenë dhe mbetet një përparësi madhore për PD-në.

Ardi Muka do ketë një vëmendje dhe do shfrytëzojë të gjithë potencialet e bashkisë me të gjithë mundësitë që i krijohen për t’ju mbështetur ju.

Zgjedhja e tij më 6 mars do të jetë mesazhi i shpresës së madhe dhe i kthesës së madhe që ne synojmë të ecim të sigurt drejt një fitore të ardhshme të Partisë Demokratike,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...