Përfitimet nga Koka e Bllako, Rama: Nuk janë fakte, janë komente

E mërkurë, 23 February 2022 12:24

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve në komisionin hetimor për inceneratorët.

Rama është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit Hetimor, i cili më do të mbledhë të gjitha provat. Në nisje të mbledhjes, kryeministri bëri betimin, duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.

“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, tha Rama.

Më tej, ai nuk u përgjigj pyetjeve të para se a ka përfituar Lefter Koka dhe Alqi Bllako nga kjo aferë. Madje ai tha se nuk pranon të përgjigjet kur kjo çështje quhet aferë.

Rama tha se këto nuk janë fakte, por opinione dhe komente.

“Në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Do ju kërkoja të bënit punën tuaj dhe do t’ju sugjeroja që mos eksportoni debatin parlamentar dhe televiziv. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, i kam dhënë mbështetje të plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Nëse dëshironi të jemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin deri në fund. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur aferën, ajo është në opinioni tuaj që e keni shprehur kudo. Këtu nuk mund ta shprehni, jeni anëtarë të një komisioni që po pyesni një dëshmitar. Unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...