Berisha: Ky Kuvend ka kapitulluar para Rusisë njësoj si Serbia

E Enjte, 24 February 2022 12:50

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, reagoi në median sociale, përpara Kuvendit, por edhe në foltoren e sallës plenare për sulmin rus mbi Ukrainë.

Berisha, që ka insistuar vazhdimisht që të miratohet një rezolutë kundër agresionit rus, tha se parlamenti ka kapitulluar. Sipas tij, përgjegjës është Edi Rama, të cilin e quajti vasal të Serbisë.

 
“Dënoj qëndrimin kapitullues të këtij parlamenti, të turpshëm, të paimagjinueshëm të një vendi anëtar të NATO-s, që nuk miratoi një rezolutë për të dënuar agresorët, për të dënuar Rusinë që është nismëtare e Luftës së Parë Botërore

 

Iu bashkëngjit Hitlerit me paktin Ribentrop-Molotov me pushtimin e Polonisë dhe nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur dhe sovran.

 

Shqipëria dhe ky parlament mban të njëjtin qëndrim si Rusia e vogël apo ndryshe Serbia.

Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve, të këqijat më të mëdha të kohërave.

Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Si ka mundësi? Atje po bien bomba mbi njerëzit e lirë dhe të pafajshëm dhe ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori turpi, histori kapitullimi. Nastyrisht ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, vasali i Vuçiçit.

Solidaritet me kombin ukrainas! Vdekje për pushtuesit rusë!” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...