Afera e inceneratorëve/ Berisha: 420 milionë është vetëm Tirana

E Enjte, 24 February 2022 13:19

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se afera e inceneratorëve e kapërcen shifrën e 420 milionë eurove.

“Është bërë e zakonshme që kundërshtarët e mi të citojnë emrin e mi siç citonin Biblën e Kuranin etërit e tyre ateistë. Megjithatë do bëj sqarimin sa vijon: së pari, deklaratat e përsëritura të Edvin Ramës se unë kam thënë që inceneratorët janë përparësi, unë këtë deklaratë e kam bërë dhe do e bëj. Në renditjen që BE u bën metodave të pastrimit të plehrave, sot është inceneratori para landfillëve, por sot metoda më e rekomanduar sot është riciklimi i plehrave. Duke pohuar këtë, as BE, as unë nuk kam ndërmend që plehrat të bëhen miniera floriri për mafian, të shndërrohen për burime fatkeqësie dhe mafie në vende të ndryshme.

 

Përdorni këtu shifrën 420 milionë. Me këtë rast dua të sqaroj shqiptarët se afera si aferë ka mundësi që vetëm Tirana të jetë 420 milionë, dhe në tërësi të shkojë më shumë. Ju keni dhënë një koncesion për 30 vite, keni dhënë koncesion dhe paguani nga taksat e qytetarëve shqiptarë, 29 euro për ton, për 30 vite.

U ndërtuan disa landfille gjatë viteve 2005-2013 në Bushat, Korçë, Sarandë. Cili ka qenë çmimi i vendosur me BB dhe KfZ-në gjermane? Çmimi ka qenë 10 euro për ton. Kurse ju jepni 29 euro për ton.

Ju dheun e detyroni ta depozitohen në Sharrë. Por dheu është vlerë, është pronë, është mall i atyre që e nxjerrin. Ju i detyroni që edhe dheun t’ia shesin kompanisë tuaj në Sharrë. Pra, problemi është se ju i përdorni inceneratorët dhe Sharrën si minierë floriri.

Koncesionin e Sharrës e ka marrë Zoto, që është një hajdut i dobishëm. Pse i ngatërroni gjërat ju dhe betoheni se për djegësin e Tiranës nuk po jepni asnjë lek. Nuk ka mashtrim më të madh. Për djegësin e Tiranës po jepen nga taksat e shqiptarëve 29 euro për ton. Duke mbledhur këto paratë, ai po mbledh paratë për të ndërtuar djegësin. Si mund të thonë që ky nuk është financim? Inertet që Mali i Zi i depoziton me 5 euro, ju i detyroni të dërgohen aty me 30-40 euro...

...Pse nuk e thirrët Metanin? Aty duhej të ishte Metani dhe Don Agaçio. Megjithatë Edi Rama pranoi botërisht në përgjigje të zotit Belind Këlliçi se ka shkelur procedurën. Shkelja e procedurës është shkelje ligji dhe e dënueshme në çdo vend të botës,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...