Bano e Shehaj takime me bizneset në Lushnje. Qytetarët-Banos: Ke mbështetjen tonë

Tuesday, 01 Mars 2022 17:56

 

Anëtari i Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Kandidati i koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano zhvilluan takime me bizneset në tregun industrial të qytetit. Qytetarët shprehën mbështetjen publike për Elton Banon, ndërsa Agron Shehaj u bëri thirrje që të refuzojnë modelin korruptiv, Rama-Balla.

 

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, së bashku me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, zhvilluan takime me biznese në tregun industrial të qytetit të Lushnjes.

 

 

Bano dhe Shehaj dëgjuan nga afër shqetësimet e bizneseve, të cilët gjatë qeverisjes socialiste të bashkisë janë përballur me taksa të larta apo dhe mungesë invesetimesh, ndërsa shumë qytetarë shprehën mbështetjen publike për kandidatin e shtëpisë së lirisë, për zgjedhjete 6 marsit.

 

Qytetar: Votat i ke të garantuara, mos e vrit mendjen.

Qytetare: Këtë gjë prisnim si rezultat. Do ta mbështesim.

Qytetare: Të uroj suksese.

Qytetare: Do të votojmë për Eltonin. Kam 5 vota në familje

Deputeti Agron Shehaj, u bëri thirrje qytetarëve të Lushnjes, që në 6 mars të votojnë kandidatin e koalicionit të shtëpisë së lirisë, Elton Banon, duke refuzuar atë modelin korruptiv të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Agron Shehaj: Në datën 6 mars qytetarët do të kenë mundësi të votojnë dhe t'i thonë jo korrupsionit të PS dhe të modelit të Edi Ramës dhe Taulant Ballës e të votojnë për kandidat të pastër, për kandidatin e koalicionit të 'Shtëpisë së Lirisë'. Është vetmi kandidat i opozitës dhe është sidomos i vetmi që mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimeve me bizneset, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano deklaroi para qytetarëve, se pas 6 marsit bashkia do të jetë në shërbim të tyre, duke lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet sektori i biznesit të vogël aktualisht

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...