Berisha: Luan Hoti monopolist, po i bën fushatën Spartak Braho me Gjushin

Tuesday, 01 Mars 2022 19:15

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, në fjalën përpara qytetarëve në Xhafzotaj të Durrësit, foli edhe për kandidatin e Lulzim Bashës në Durrës, Luan Hotin.

Berisha theksoi se Luan Hoti është monopolist e gjakpirës e se qytetarët duhet të mos japin asnjë votë për të.
Gjithashtu, Berisha tha se fushatën e Luan Hotit po e bën Spartak Braho me Vangjush Dakon.

“Kandidati tjetër, Luan Hoti ka monopolin, është monopolist. Gjakpirës janë vetëm biznesmenët monopolistë, biznesmeni jo monopolist nuk është gjakpirës, ai krijon pasurinë me mundin, djersën, mendjen dhe muskujt e tij. Kurse monopolisti duke patur mbështetjen anti-ligjore të anti-shtetit. Monopolet janë të ndaluara me ligj. Monopoliste është Vilma Nushi që merr, fiton dhe ndan para me Edi Ramën për check up-in.

 

Monopolist na del edhe Luan Hoti i cili ka shërbimet ndaj anijeve nga Saranda në Shëngjin. Luan, jo vetëm që nuk meriton, por ti as në PD nuk mund të jesh monopolist. Ne jemi parti anti-monopol, jemi parti e konkurrencës së lirë, e garës së hapur. Nga dole ti kështu? Ti ke qenë kontrabandë gjithë këto vite në parti.

Dhe nuk është e rastit tani, kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh? Spartak Braho, po. Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër. Asnjë votë kandidatit monopolist të Lul Bravës", deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...