Monika Kryemadhi: Votoni Premtimin, të largojmë retë e zeza nga Dibra

E mërkurë, 02 Mars 2022 13:08

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e pranishme në tryezën me intelektualët e Dibrës, ku ishte i ftuar edhe lideri historik demokrat, Sali Berisha.

Nga kjo tryezë, Kryemadhi bëri thirrje që të votohet për Premtim Kryemadhin. Ajo u kërkoi dibranëve kudo që ndodhen për të votuar kandidatët e Shtëpisë së Lirisë.

“Sot Dibra ka retë e zeza mbi kokë. Shpopullimi që i ka ndodhur Dibrës po e varfëron vendin. Varfëria në njerëz është më e madhe se varfëria materiale.

 

Si mund të kërkoj votën për Premtim Kryemadhin?! Nuk është turp, është detyrë të kërkosh votën për njeriun tënd, pavarësisht se jemi në parti të ndryshme. Rilindja e ka kthyer fjalën ‘familje’ në diçka të turpshme. Por familja është e shenjtë. Ata që nuk duan familjen, nuk kanë se si të duan shqiptarët e dibranët.

 

Për Premtim Kryemadhin e kam detyrim familjar të kërkoj votën. E kam detyrim krahinor. Dua t’u bëj thirrje të gjithë dibranëve në Tiranë dhe Durrës, por edhe ata që janë emigrantë, të bëjnë thirrje për të votuar Premtim Kryemadhin. Por edhe të votojnë për Ardian Mukën sepse jemi kaq shumë dhe duhet të mblidhemi për të larguar retë e zeza mbi kokën tonë,” tha Kryemadhi.

Sipas saj, Ballkani i Hapur e ka shkatërruar bujqësinë, ndërsa rreziku rus është kaq afër, pasi bazat e tyre janë në Serbi. Kryemadhi e mbylli sërish me një mesazh për Premtim Kryemadhin.

“Unë nuk të them kandidat, por të them kryetar se edhe sondazhet e Rilindjes të nxjerrin fitues. Por sado i mirë të jetë rezultati, mos ndaloni për asnjë moment se edhe një votë bën ndryshimin,” tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...