Kapexhiu shpërthen në lot: Të votojmë të gjithë 'Shtëpinë e Lirisë' që të fitojmë lirinë e vërtetë

E mërkurë, 02 Mars 2022 13:11

 

Në takimin e organizuar nga Shtëpia e Lirisë me intelektualët në Dibër ishte i pranishëm edhe mjeshtri i madh, Bujar Kapexhiu.

Si një dibran, ai u përlot teksa po fliste, ndërsa bëri thirrje që të gjithë të votojnë për Shtëpinë e Lirisë, pasi fitojnë lirinë e vërtetë

“Në këtë fushatë të gjithë bëjmë premtime, por ai që ka të drejtë të bëjë premtime, është vetëm Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbajë premtimet. Prandaj duhet votuar për Premtimin.

Doktor, unë kam diçka që e kam thënë me miqtë e mi dhe po e them edhe për dibranët. Ka qenë e rëndë ajo non-grata, por meqenëse unë kam bërë shumë karikatura, po them se ka qenë i padrejtë qëndrimi juaj që thatë fillimisht se është personale dhe e mbajtët personale.
Kurse batuta tjetër, për ta ndarë nga PD, nuk ishte e drejtë. Unë them se duhej të ishte PD e para që duhej të mbante këtë qëndrim. Ne do ishim të bashkuar. Tha ambasadorja që do hamë bar, mirë se nuk ishte bar i Partisë së Punës dhe mund të ishte bar cilësor amerikan. Por ama duhej të ishim të gjithë bashkë.

Më besoni, e kam dhimbje, më falni se jam sentimental, sepse shumë miq, shumë të afërm kanë mbetur andej. Më falni. Pra unë mendoj se duhet të luftojmë shumë, të përpiqemi shumë me të gjithë njerëzit, që të votojmë Premtimin. Problemi është ky, sepse më keq se kaq sa është Shqipëria, nuk ka qenë kurrë. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, të gjithë të bashkuar për një gjë. Të votojmë për Shtëpinë e Lirisë. Sepse kësaj radhe fitojmë lirinë e vërtetë,” tha Kapexhiu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...