Parashikimi i Berishës në vitin 2014: Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës hap siparin për pushtime të tjera

E mërkurë, 02 Mars 2022 13:45

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka qenë zëri më aktiv në politikën shqiptare pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

Por mesazhet e përcjella nga Berisha për Rusinë janë në sintoni me qëndrimet e mbajtura nga ai që në vitin 2014. Tetë vite më parë, Berisha do shprehej se agresioni i Putinit ndaj Ukrainës është njësoj si agresioni i Hitlerit dhe Brezhnjevit ndaj Çekosllovakisë.

Koha i dha të drejtë Berishës, ndërsa lideri historik demokrat ka akuzuar se Rusia po bëhet shkak për nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Berisha tha se Rusia në fakt është fajtore edhe për nisjen e dy luftërave të tjera botërore.

 

 

Ja çfarë shkruante Berisha më 2 mars 2014, kur Putini pushtoi Krimenë në Ukrainë

 

Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, njëlloj si agresioni i Hitlerit dhe Brezhnjevit ndaj Çekosllovakisë.

Të dashur miq, pushtimi i Krimesë nga Putini të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnjevi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe.

Ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe, por dhe vetë Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjera të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perendorisë ruse

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...