Mbi 640 mijë shqiptarë në votime/ Si i rrëzoi krimi njerëzit e Edi Ramës

Diel, 06 Mars 2022 09:58

 

Mbi 650 mijë qytetarë të bashkive Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Rrogozhinë e Vorë do të votojnë sot për të plotësuar vendet vakante në krye të këtyre bashkive. Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit u njoftuan nga Presidenti Ilir Meta menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita në vitin 2019 nuk kishin shkelur kushtetutën.

Kjo i hapi mundësinë plotësimit të vakancave në krye të bashkive. Disa prej vakancave si ajo e Shkodrës dhe e Vorës u krijuan për shkak të largimit të fituesve Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nga ligji i dekriminalizimit menjëherë pas zgjedhjeve në vitin 2019. Pjetri nuk e mori asnjëherë detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës që vijoi të ushtrohej nga Voltana Ademi. Kajmaku u largua pasi u zbulua se nuk kishte thënë të vërtetën në formular pak kohë pasi kishte marrë detyrën në Vorë. Kjo i la të dy bashkitë pa kryetar legjitim prej tre vjetësh.

Edhe Bashkia e Durrësit qeveriset me kryetar bashkie të emëruar që prej dhjetorit të vitit 2019, kur kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit që shkatërroi një pjesë të mirë të qytetit.

 

 

Rrogozhina mbeti pa kryebashkiak në shkurt të vitit 2020 kur kryebashkiaku Haxhi Memolla vdiq nga një infrakt. Vendi vakant në Dibër u krijua pas dorëheqjes së kryetarit Dionis Imeraj, i cili kandidoi për t'u zgjedhur si deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Imeraj nuk e fitoi vendin e deputetit. Ndërsa bashkia e Lushnjes mbeti pa kryetar pas arrestimit dhe më pas shkarkimit të kryebashkiakut Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...