Si e katandisi Basha: PD për herë të parë në histori pa komisionerë në Vorë, Shkodër e Durrës

Diel, 06 Mars 2022 11:09

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi sot se për herë të parë, Partia Demokratik është pa përfaqësi në komisione.

Në një konferencë për shtyp, Celibashi deklaroi se komisionerët në Vorë janë plotësuar nga lista e aplikantëve online.

Për herë të parë, PD e Lulzim Bashës është katandisur në këtë pikë, pa komisionerë në zgjedhje.

Por jo vetëm në Vorë, por edhe në Shkodër, Durrës e Lushnje nuk po paraqiten komisionerët e Lulzim Bashës.

Një ditë më parë, SYRI TV denoncoi skandalin e braktisjes së Bashës nga komisionerët. Pasi nuk gjeti komisionerë, në shkelje të ligjit ai importoi njerëz nga qytete të tjera.

Ky është vetëm një sinjal që konfirmon braktisjen e madhe nga anëtarësia, strukturat dhe drejtuesit demokratë të Lulzim Bashës.

Ndërkohë edhe pse janë zgjedhje të pjesshme, këto kanë një rëndësi të madhe pasi janë tregues i nevojës për ndryshim në opozitë dhe në pushtet.

Sondazhet tregojnë se shumica e bashkive do të fitohen nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka bërë thirrje të vazhdueshme të votohet vetëm për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, duke thënë se kjo është opozita e vërtetë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...