Sali Berisha: Ata që kishin informacion për inceneratorët u refuzuan të dëshmojnë

Hënë, 07 Mars 2022 22:28

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha në emisionin 'Çim Peka Live' se ata që kishin informacione për skandalin e inceneratorëve u refuzuan që të dëshmojnë në Komisionin Hetimor.

Berisha theksoi se në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nuk doli as roli thelbësor i Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë

"Krimi i djegësave është në akte të firmosura. Nuk ka nevojë të kesh as përgjime, asgjë, është në akte. Çdo akt në Këshillin e Ministrave e ka detyrë, e përpunon dhe përgatit Sekretari i Përgjithshëm. Agaçi bënte të paditurin. Ajo i pranohet."-tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka rol thelbësor tek inceneratorët por nuk u thirr në Komisionin Hetimor.

“Ata që kishin informacion për këto u refuzuan të dëshmojnë.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...