Lufta në Ukrainë, Berisha: Putin politikan kriminel, do të ndërtojë BS-në me gjak e hekur

Hënë, 07 Mars 2022 22:31

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi luftën në Ukrainë.

Berisha theksoi se Vladimir Putin është politikan kriminel, duke shtuar se ëndrra e tij është që të ndërtojë Bashkimin Sovjetik me gjak e hekur.

“Sulmi mbi Ukrainën bëhet nga një politikan kriminel. Perëndimi përherë ka dashur që të mbajë raporte të mira me Putin, sepse Rusia konsiderohej partner, ka pasur vlerësim për ndryshimet ekonomike në Rusi. Po bëheshin ndryshime, por se u faktua se njeriut që iu la të bëhej ky ndryshim, Putin, kishte dalë nga shërbimet sekrete më të egra të botës, ai do që të krijojë sërish BS-në me gjak e hekur, ushtarakisht.

Putini dëshmoi se është diktator gjakator. Mendoj se pasi ndodhi Kabuli, NATO e vendet e tjera perëndimore janë në kaos, Putini sulmoi një komb si vëlla. Ukrainasit po guxojnë në mbrojtjen e vet, Putin po sulmon Ukrainën e lavdi Ukrainës”, deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...