Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha nuk del nga selia e PD pa u larguar gazetarët

Tuesday, 08 Mars 2022 08:04

 

Ka përfunduar pas rreth 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD.

SYRI mëson nga burime të besueshme se në mbledhje kanë qenë të pranishëm rreth 20 deputetë.

 

Nga këta, të paktën 18 prej tyre, i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ndër zërat e fortë kundër Bashës në mbledhje kanë qenë ata që deri dje ishin mbështetësit e tij më të fortë.

Ferdinand Xhaferraj, Xhelal Mziu, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Elda Hoti, Ervin Salianji, Ilda Dhori, Lefter Gështenja, Dash Sula, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati dhe Agron Gjekmarkaj i kanë kërkuar drejtpërdrejt Bashës të japë dorëheqjen dhe të hapet gara për zgjedhje të reja në PD.

Vetëm Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri i kanë dalë në mbrojtje Bashës, duke deklaruar se nuk është përgjegjësi e tij dalja të tretët në zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërkohë, nuk janë prononcuar ende Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Vlen të theksohet se në mbarim të mbledhjes së grupit parlamentar, Lulzim Basha nuk ka pranuar të dalë nga selia, pa u larguar më parë gazetarët.

LEXO EDHE:

https://www.syri.net/politike/490655/deputetet-shuplake-bashes-nuk-te-pranojme-pd-e-shkaterruar-zgjidhje-eshte-vota/

https://www.syri.net/politike/490633/debate-te-forta-ne-grupin-e-pd-deputetet-kryqezojne-bashen-largohu-shkaterrove-partine/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...