'Po kalon në kufijtë e çmendurisë'/ Alizoti 'shpërthen' kundër Bashës: Ky njeri sikur jeton në Kozmos

Hënë, 07 Mars 2022 22:51

 

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashhës për të mos u larguar nga PD.

‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti.

Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti tha se kreu i PD nuk jeton me realitetin.

Sipas tij është e palogjikshme që të qëndron në krye të një partie të cilën e ke shkatërruar.

‘U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohen menjëherë’, deklaroi Alizoti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...