Berisha: Më 6 mars u sanksionua me votë kush është opozita e vërtetë

E mërkurë, 09 Mars 2022 14:07

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush ishte opozita e vërtetë.

Sipas tij, më 6 mars u sanksionua me votë opozita e vërtetë.

 

“Zgjedhjet e 6 marsit treguan në dritën e diellit para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars, 70 përqind e popullit opozitar votoi për Shtëpinë e Lirisë, pra për Partinë e vërtetë Demokratike.

 

Qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës. I treguan se nuk pranojnë lojën me peng-opozitën. Natyrisht unë gjej këtu rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme,” tha Berisha.

 

“Gara është e hapur. PD është në një proces të reformimit total. Të rikthimit në çdo vendimmarrje të saj të votës së lirë. Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim te vota e lirë, është plotësisht i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, mund të them se ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij. Ai po keqpërdoret dhe keqshfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet më asgjë nga ai.

...Mendoj se zoti Brava ka injoruar veten e tij dhe është injoruar nga elektorati shqiptar. Le ta lëmë në fatin e tij.

Zgjedhjet e 6 marsit u zhvilluan në kushtet më të jashtëzakonshme se kurrë nuk ka ndodhur që një autokrat, një narkokryetar qeverie, që të rrëmbejë logon dhe t’ia japë kallp opozitës. Kalimi i logos te kallp-opozita ishte një dekurajim i madh për qytetarët që të dalin në votime. Nuk them se fajin e kanë skeptikët. Unë u shpreh nderimin më të madh atyre që votuan më 6 mars, por shpreh edhe respekt e mirëkuptim për ata që qëndruan në skepticizmin e tyre. Më 7 mars, preokupimi i parë i imi ka qenë se si të punojmë që këta opozitarë t’i bindim të na votojnë në zgjedhjet e radhës,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...