Deputetët braktisin Bashën/ Berisha: Bashkohuni me ne, me PD-në

E mërkurë, 09 Mars 2022 14:10

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u bëri thirrje deputetëve që po braktisin masivisht Lulzim Bashën, që të bashkohen me opozitën e vërtetë.

“Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë,” tha Berisha.

I pyetur se a duhen amnistuar këta deputetë, Berisha tha: “Në politikë, jashtë teorisë së gabimit nuk del askush, por e rëndësishme është që mbi bazë zhvillimesh, faktesh dhe dokumentesh që të korrigjosh gabimet dhe qëndrimet. Zgjedhjet nuk ishin më një debat brendapartiak, nuk ishin më një votim brendapartiak. Zgjedhjet ishin në nivel elektoral. Kështu që çdo deputet ka jo të drejtën, por ka detyrën themelore të lexojë mesazhin e zgjedhësve dhe të marrë vendimin që i takon. Së dyti, shtoj se në politikë secili ka kontributin dhe investimin e tij. Askush nuk ka të drejtë t’i mohojë tjetrit vendimin për t’u rikthyer te investimi që ka bërë në vite. Me këto parime ecën PD: Më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur se kurrë”.

 

Ndërkohë pyetjes se a duhet një kongres pajtimi, Berisha iu përgjigj: “Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë. Mund të them se se dëgjon debate dhe analistë që flasin për çdo gjë, por jo për votën. U them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i integrimit, largimi masiv i shqiptarëve nga Shqipëria, rritja e varfërisë ekstreme, rritja e varfërisë në tërësi, rritja e çmimeve dhe mosrritja e rrogave, kanë një emërues të përbashkët: dhunimin e votës së tyre.

Ndaj bëj thirrje jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, që të kthejnë në vëmendjen e tyre të plotë, votën e lirë. Vota e lirë është dinjitet, është zemreku i lirisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...