Berisha: Nuk do të ketë parti të re, kjo është PD, opozita e vërtetë

E mërkurë, 09 Mars 2022 15:04

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se nesër pritet të mblidhet Komisioni i Rithemelimit për të marrë vendimet në lidhje me kuvendin e 22 marsit.

“Nesër do mblidhet Komisioni i Rithemelimit për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të marrë vendime për datën 22 mars. Nuk mund ta fsheh për ju se gjatë këtyre javëve, të gjitha forcat e organit drejtues të PD, por edhe të rretheve kanë qenë të përqendruara në këtë fushatë elektorale në kushtet më të pabarabarta.

 

Do bëhet një bilanc se në cili stad është ecuria në degët e tjera, pasi në këto 6 degë procesi u ndërpre dhe do merret vendimi,” tha Berisha.

 

I pyetur se a do ketë parti të re, nëse Lulzim Basha nuk e lëshon logon, Berisha tha: “Nuk do ketë parti të re, kjo është PD, opozita e vërtetë. Nuk mund të marrë peng pluralizmin një njeri që paraqet standardet më të veçanta në historinë politike të Shqipërisë”.

 

“Nuk mohohet se ish-kreu i PD, kishte vetëm një objektiv: karrigen, biznesin dhe pazaret e tij me Edi Ramën. Kjo u faktua, por kjo kohë ka marrë fund. Ne i qëndrojmë qëndrimit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, por do bëjmë gjithçka për të siguruar zgjedhje të lira,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...